Google do t’i shpëtojë telefonat nga “vdekja” e baterisë ?


Së fundmi, Google ka fituar edhe disa patenta të reja të cilat lidhen me pajisjet mobile me ekrane OLED, me qëllim të reduktimit të shpenzimit të baterisë.
Për dallim prej përpjekjeve të kaluara për zvogëlimin e energjisë që merr drita e ekranit, patentat e reja të Google premtojnë mundësi të reja, të cilat nuk kanë ekzistuar më parë.
Aktualisht, nëse bateria e telefonit tuaj është në minimum, ju e ulni ndriçimin e ekranit dhe shpresoni që  sadopak ta kurseni energjinë e mbetur, ndërsa tani, patentat e reja të Google synojnë të arrijnë nivele të reja të optimizimit.
Definimi i këtyre patentave ndahet në tri nivele të ekranit OLED. Së pari, Google ka menduar që t’i shuajë vetëm animacionet në ekran. Së dyti, do të ulet rezolucioni i ekranit, dhe së treti, kur bateria e ekranit do të jetë në minimumin e saj, ekrani do të shfaq vetëm dy ngjyra – të kuqe dhe të zezë.
Me sa duket, ky do të jetë një koncept interesant i kursimit të baterisë së pajisjes tonë mobile me ekran OLED, dhe per ta pare me syte tuaj ndi  qni vi  edon me poste.