Ja me kë e tradhëtoi Ronaldo Irinën 48 orë para Borussias

Superylli Cristiano Ronaldo e ka tradhtuar të dashurën e tij me një modele braziliane, e cila fitoi titullin "Miss BumBum" në një kompeticion për prapanicën më të mirë në Brazil.

Andressa Urach ka thënë se sulmuesi i Real Madrid, ka fjetur me të në një hotel vetëm 48 orë para se zhvillohej ndeshja e gjysmëfinales në Champions League mes Borussia Dortmund dhe RealMadrid.

"Gjithmonë kam menduar se Cristiano është mashkulli më i bukur në botë, pra nuk mund të besoja që rashë në kontakt me të", ka thënë brazilianja.

"Ai më tha se ishte i mahnitur me fotografitë e mia dhe gjëja e parë që më pyeti ishte se a isha unë me të vërtetë ‘Miss BumBumi’", ka thënë ajo.

Ajo ka thënë për "The Sun" se gjithçka ndodhi një ditë pasi ish-sulmuesi i Manchester United ishte fotografuar duke u larguar nga një restorant nëMadrid së bashku me të dashurën e tij Irina Shayk.

"Ishte i pabesueshëm, ka një trup të mrekullueshëm.   Ai me orë të tëra foli për prapanicën time", ka thënë Miss Urach. Ndie qni me poste intervisten /albeu.com/