Cmendet Alex Ferguson, oferte marramendese për Lewandowskin..

Manchester United është i gatshëm të shpenzojë 95 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmund, RobertLewandowski. Sipas "The Sun", Alex Ferguson ka gati planin; derdhjen e 33 milion eurove në arkën e skuadrës gjermane dhe 238 mijë euro pagën javore për sulmuesin polak për pesë vite. 

Por për të siguruar shërbimet e polakut, "Djajtë e Kuq" duhet të mposhtin konkurencën e Bayern Munchen që pretendon se ka arritur një parakontratë me lojtarin për 24 milionë euroeuro. Vetë agjenti i Lewandowskit deklaroi se ka një marrëveshje me një skuadër dhe se futbollisti ka ndërmend të lëvizë në merkaton e kësaj vere. 

Por Dortmundi kunërshton duke deklaruar se nuk do të shesë sulmuesin e tij, sidomos tek Bayerni pasi këta të fundit morën Mario Gotze këtë javë për 37 milionë euro. Kjo dhe një ofertë më e majme nga ana e Manchester United, sipas "The Sun", mund të bindë lojtarin dhe skuadrën e tij për të pranuar "Djajtë e Kuq". 

Emri i sulmuesit Lewandowski është bërë më i lakuari së fundmi në merkaton futbollistike dhe për këtë ndikuan edhe katër golat e tij në mesjavë kundër Real Madrid që çuan verdhezinjtë gjermanë me një këmbë në finale. /albeu.com/